Shtetet e Bashkuara thanë se veprimi i Qeverisë së Birmanisë kundër pakicës myslimane Rohingya në shtetin Rakhine përbën “spastrim etnik”.
Deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, është komenti më i fuqishëm i Uashingtonit mbi dhunën në Birmani, e cila ka detyruar mbi 400,000 myslimanë të ikin në Bangladeshin fqinj.
Represioni i ushtrisë ka nisur qysh në muajin gusht, pas disa sulmeve të kryengritësve Rohingya në Rakhine.
Qeveria birmaneze i ka hedhur poshtë akuzat se ushtria sulmon civilët dhe ka thënë se veprimet e saj janë kundër militantëve.
Tillerson ka vizituar Birmaninë javën e kalaur. “Pas një analize të kujdesshme dhe të plotë të fakteve në dispozicion, është e qartë se situata në Rakhine përbën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya”, tha Tillerson, shkruan tv.shenja.“Asnjë provokim nuk mund të justifikojë mizoritë e tmerrshme që kanë pasuar”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re