Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë, më 2 dhjetor, në Vjenë, ku ka marrë pjesë në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës.

Në një postim në rrjetet sociale ku ndan pamje nga zhvillimi i kësaj konference, kryeministri Rama shprehet se: “ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare.”

Në këtë konferencë marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re