Ti, ti po kthehesh përsëri tek unë,

Me pendesë dhe trishtim pafund,

Ka kaq kohë që po të pres, sa shumë.

 

Vjen, përmes erës nëpër netë ti vjen,

Nostalgji dhe dëshpërim më sjell,

Sa e huaj je tani, s’e ndjen

 

Ku shkruan ëndrrat, ku?

Kë deshën sytë e tu, s’e di.

Ne heshtim që të dy

Na ndan një ftohtësi tani

 

Kur braktis atë që do

Vjen një çast që e kupton

Se pa të ti dot s’jeton…

Çfarë më thuaj vlen në botë

Kur je vetëm e ke ftohtë

Dhe një zemër s’e gjen dot

 

Ku shkuan pritjet, ku?

Ku ndali hapi yt, s’e di

Një ndjenjë, në fshehtësi

Jam skllavi yt më thotë tani.

 

Unë, sa trishtim po ndjej në shpirt, çudi

Kur pendesën shoh në sytë e tu

S’di të dua, a të humba përgjithnji.

 

Ti, ti u ktheve

Lotin shoh të ngrirë

Jam i dobët dhe të fal, s’e di

Mund ta kthejmë në jetë dashurinë…

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re