Pasi dje luajti grupi A sot ishte radha e grupit B në Kategorinë e Parë por Tomori dhe Naftëtari nuk luajtën sot pasi ishin në javë pushimi.

Në grupin e play off fitojnë dy skuadrat tashmë të vetmet pretendente për tu ngjit në Kategorinë Superiore, Tirana dhe Bylis.

Ishte shumë e thjeshtë për Tiranën në Pogradec përballë vendasve. Ngo në pjesën e parë, si edhe Greca e Halili në të dytën kompletojnë një fitore me tre gola.

Bylis më në fund fiton përballë Apolonisë dhe këtë e bën falë një 11 metërshi të shënuar nga kapiteni Shoshi.

Ndërsa në grupin play out Shkumbini fiton me vetëm një të Llucës ndaj Ilirisë. Ndërsa Shënkolli do ta kthej shumë shpejt në një formalitet qëndrimin në këtë kategori pas fitores shtëpiake ndaj Turbinës. Janë shënuar plot 7 gola ku Shënkolli falë golit të Kullës dhe tripletës së Danajt fiton sfidën. Për miqtë shënojnë Pashaj, Çota dhe Dollani por kjo nuk vlen për të marrë pikë në transfertën lezhjane./Berati.TV

Kategoria e Parë – Java 19
E diel, më 11 mars, ora 14:00

Grupi B / Play-Off
Pogradeci-Tirana  0-3
Shënues: Ngoo 14’, Greca 51’, Halili 93’
Apolonia-Bylis  0-1
Shënues: Shoshi 86’ (pen.)
Tomori (Pushim)

Grupi B/ Play-Out
Shkumbini-Iliria 1-0
Shënues: Lluca 48’
Shënkolli-Turbina 4-3
Shënues:Kulli 33’, Danaj 58’, 73’ (pen.), 86’ / Pashaj 27’, Çota 60’, Dollani 90’
Naftëtari (Pushim)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re