Raporti mes ndërtimeve dhe hapësirave publike dhe si ndikojnë ato në jetën e qytetarëve ishin temë diskutimi mes urbanistëve dhe arkitektëve në tryezën “Tirana City Talks”.

I pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj I cili foli për nevojën që ka kryeqyteteti për tu zhvilluar.

“Lista e zgjedhësve në Bashkinë e Tiranës, që sapo u publikua, përbëhet nga 702 mijë vetë. Janë banorë mbi 18-vjeç me të drejtë vote. Ndërkohë, në 2021 kjo listë ishte 680 mijë. Pra, popullsia mbi 18 vjeç është rritur me mbi 20 mijë vetë brenda dy vitesh. Shumica prej tyre janë familjarë, kanë edhe fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në qytet mund të negociohet për shumë gjera, por jo për gjithçka. Numri i njerëzve që jetojnë në Tiranë është diçka e panegociueshme.

Pyetja është: e mbyll derën e shtëpisë apo do të përshtatesh? Ne duhet të përshtatemi. Këtu nuk duhet të diskutohet më a do ndërtojmë pallate të reja, siç thonë gjithologët e famshëm.”
Trendi i rritjes së ekonomisë së Shqipërisë tha kryebashkiaku Veliaj ecën paralele me atë të ndërtimeve në Tiranë .

Kryetari i bashkisë risolli në vëmendje dhe pallatin që u shemb në rrugën “Myslym Keta” i cili ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Para 4-5 ditësh ra tërmet në Tiranë, kurse para katër javësh prishëm pallatin e fundit, të dëmtuar nga tërmeti i kaluar, i cili u bë e pikë e madhe diskutimi. E kam fjalën për Pallatin nr. 4, në rr. Myslym Keta, i cili siç e patë, me një të prekur të ekskavatorit, u shkërmoq i tëri. Po të kishim dëgjuar gjithologët, ata që nuk janë ekspertë, urbanistë apo arkitektë, ose po të kisha dëgjuar analistët, që thonë: ‘Kryetar, ty të duhen vota, pse e prish tani këtë pallatin? Bëje pas Vitit të Ri, merri ato vota dhe bëje pas zgjedhjeve të majit’, çfarë mendoni se do të kishte ndodhur pas tërmetit që ra javën e kaluar? Kush do ta kishte fajin, nëse njerëzit do të ishin ende aty? Kush do linçohej publikisht, si vrasësi i atyre njerëzve? Gjithologët? Po kush i merr vendimet? Dikush që klikohet apo dikush që votohet?

Cikli I debateve publike në “Tirana City Talks” ka si qëllim kryesor krijimin e një forumi që mirëpret diskutimin e temave qendrore të urbanizimit dhe ndërmjetëson shkëmbimin e ideve mes qytetarëve dhe grupeve të interesit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re