Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Tiranën po vjen gjithnjë e në rritje.

 

Pika e parë që ata vizitojnë dhe u bën përshtypje është xhamia dhe kulla e sahatit, që është edhe simbolika e kryeqytetit.

 

Një tjetër pikë e preferuar nga turistët është edhe muzeu Kadare, bunkeri apo edhe kalaja e Tiranës.

 

Këtë gjë e beri të ditur Alma Hoti Specialiste në Drejtorine e Turizmit në Bashkinë e Tiranës në një intervistë për emisionin Quo Vadis.

 

“Punimi me të cilin xhami është bërë është shumë fantastik për të gjithë ata që vijnë, se e konceptojnë ndryshe një xhami duke llogaritur shekullin e 18 dhe mënyra se si është bërë.  Shkojnë te xhamia dhe kanë pikë referimi kullën e sahatit, si simbolikë e Tiranës.

 

Turistëve nuk u bën përshtypje që ka ndërtime afër. Dhe unë gjithmonë duke menduar se çfarë opinioni kanë të huajt për të ruajtur të vjetrën, edhe ata që vijnë nga shtete të fuqishme europiane thonë që ndodh në çdo vend të botës.

 

Juve u bën përshtypje se po e shihni tani, po juve nuk e dini si ka qenë Viena, si ka qenë Milano më përpara. Ata kënaqen edhe me kalanë, ashtu siç është projektuar, me restorante, bare apo suvenire. Kënaqen edhe me pazarin. Ne sapo fillojmë të prezantojmë Tiranën, sheshin Skënderbej, gjëja e parë që ne flasim është monumenti. Për ta është shumë i çuditshëm, sepse ngjan pak eufori kur i themi heroi kombëtar, por fakti që kanë mësuar që është vendosur në shumë shtete të tjera janë bindur. Njerëzit marrin edhe këtë pjesë të të djeshmes, por kanë edhe pjesën e të sotmes. Është një vend shuëm i frekuentuar Muzeu Kadare, ajo shtëpi me ato objekte të vjetra, gjithçka e arreduar si në atë kohë përbën kureshtje dhe e quajnë shtëpi të njerëzve elitarë. Bunker 1 dhe Bunker 2 janë shumë të preferuar”.

 

Turi më i shpeshtë i turistëve është nisje nga qendra, që shkojnë përmes bulevardit për tek liqeni e më pas tek Kopshti Zoologjik.

 

Ndërkohë që edhe Petrela dhe Shëngjergji janë dy destinacione të tjera që po “thithin” një lumër të lartë turistësh falë atyre se çfarë ofrojnë këto vende.

 

“Marrin turin, nisin nga qenda, vazhdojnë deri në fund të bulevardit, futen tek liqeni dhe përfundojnë tek Kopshti Zoologjik. Turi zgjat rreth 2 orë. Petrela është kampione, sepse ka shumë bujtina, ofron mundësi për tu argëtuar. Janë krijuar shumë kënde, është bërë Zipline, ke mundësi për të bërë sport, mund të bësh edhe shëtitje në lum në Erzen, mund të krijosh atraksione edhe me parashuta. Shëngjergji po thyen rekord. Vijnë për tek ujvara, pastaj mahniten në atë natyrë, bëjnë kamping dhe janë turistë shumë të thjeshtë që e duan gjënë bio”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re