Sot Kategoria e Parë ka dhënë dy verdiktet më të rëndësishme të sezonit duke përcaktuar dy skuadrat, të cilat do të ngjiten në Kategorinë Superiore. Do të jenë Tirana dhe Kastrioti që do të jenë sezonin e ardhshëm pjesë e Kategorisë Superiore.

Tashmë të dy skuadrat do të presin të mbyllen edhe 4 javët e mbetura dhe më pas do të luajnë edhe finalen e madhe të kësaj kategorie.

Kështu në grupin B nuk ka asnjë surprizë nga parashikimi i fillimit të sezonit se Tirana do të rithehej menjëherë në Superiore dhe kështu ia doli duke ruajtur grupin por edhe me disa afrime nën drejtimin e brazilianit Ze Maria.

Fitorja e sotme ndaj Pogradecit me tre gola është fillimisht Hysenllari që shënon në portën e vet dhe i jep avantazhin bardhebluve që në të dytën shënojnë edhe me Halilin e Grecën.  Ndërsa autogoli i Maveje dhe sulmuesi Çekiçi japin dy golat e pogradecave që bëhen pjesë e festës së kryeqytetasve që javën e ardhshme do të vijnë të luajnë në Berat.

Apolonia fiton në ndeshjen tjetër të grupit në mënyrë surprizuese transfertën e Ballshit. Ndërsa në grupin playout janë Iliria dhe Turbina ato që fitojnë ndeshjet e tyre ndërsa Tomori dhe Naftëtari ishin pushim në këtë javë të parë të fazës së katërt.

Ndërsa në grupin A, Kastrioti fiton me tre gola ndaj Besëlidhjes duke kryer aty të njëjtin dominim që bëri edhe Tirana në grupin B. Dy herë Çutra ish futbollist i Tomorit dhe goli i Dumoje sollën festën në Krujë. Ndërsa Egnatia fiton në Rrogozhinë ndaj Erzenit dhe pjesë e këtij suksesi është edhe sulmuesi Vangjel Mile./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re