Subscribe

Bashkia e Tiranës do të ndihmojë në trajnimin e punonjësve të administratës të Bashkisë së Kukësit, lidhur me projektet nga organizatat e huaja .

 

Pasi nënshkroi marrëveshjen Erion veliaj ftoi kryebashkiakun e ri të Kukësit, Albert Halilaj të bëhet pjesë e Paradës së Shqiptare në 28 Nëntor.

 

 “Presim që data 28 Nëntor të jetë bashkëpunimi ynë i parë, duke pritur këtu Ansamblin e Kukësit, me kostumet e tyre tradicionale. Sa më shumë ingranohemi në aktivitete të përbashkëta dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin për t’u rritur së bashku, aq më mirë do të jetë. Nuk besoj se ka një histori suksesi që të jetë i ndarë nga realitete të tjera. Suksesi yt është edhe suksesi ynë. I yni, gjithashtu edhe i yti. Kështu që, nëse i lidhim fatet tona, do të bëjmë punë të mrekullueshëm”.

 

Kryebashkiaku Halilaj tha se Bashkia e Kukësit ka interes për të mësuar nga më të mirët.

 

“Jam shumë i lumtur që, shembullin e Bashkisë së Tiranës ta sjellim edhe në Kukës, për një bashki të suksesshme, si një kryetar me inovacion të madh, që ka dhënë prova dhe kontributin për zhvillimin e bashkive dhe zhvillimin sa më shumë të kombit shqiptar, Tiranës dhe mbarë viseve shqiptare. Bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellët, në vazhdimësi dhe në kontakt të vazhdueshëm mes bashkive tona”.

 

Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi administrativ midis dy bashkive dhe  aktiviteteve të përbashkëta brenda e jashtë vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re