Tirana në fundin e sezonit të shkuar bëri një surprizë të keqe për gjithë tifozët e saj duke zbritur një kategori më poshtë. Në fillimin e sezonit pas shortimit ajo ishte në të njëjtin grup me Tomorin në Kategorinë e Parë. Por që në verë Tirana u shfaq superior falë merkatos së bërë dhe një nga klubet e preferuara për ti marrë lojtar ishte Gor Mahia. Klubi kenian vetëm një vit më parë drejtohej nga trajneri brazilian i Tiranës, Ze Maria.
Por duket se merkato e verës nuk ka mjaftuar pasi edhe këtë janar janë dy futbollist të Gor Mahias në objektivat e Tiranës. Janë pikërisht mesfushori Keneth Maguna dhe mbrojtësi e kapiteni i skuadrës Musa Mohamed, të cilët Ze Maria i ka kërkuar të punoj sërish me ta. Por duket se klubi kenian nuk do e lejoj kaq lehtë të kaloj kjo situatë dhe këtë e ka shprehur në një deklarim shefi ekzekutiv i klubit, Ludvik Adoda.
“Mund të konfirmoj që Tirana na ka kontaktuar në lidhje me Mugunen por nuk i plotësoi kërkesat tona. Si një agjent i FIFA-s i liçensuar i transferimit te lojtarëve dua të paralajmëroj Tiranën se nëse vazhdon me të njëjtën mënyrë sjellje atëherë do takohemi në FIFA. Muguna nuk i përket Tiranës pasi nuk kanë marrë nga ne lejën e lirimit të lojtarit”. Aduda vazhdon duke folur edhe për kapitenin Mohamed.
“Musa na kërkoi leje për të kryer provë dhe kishte kohë dy javë. Nëse Tirana është e interesuar për shërbimet e dy lojtarëve duhet të flasë me ne dhe të arrijmë marrëveshje duke plotësuar kërkesat tona. Gjithashtu ju kërkojmë lojtarëve tanë të jenë të kujdesshëm në nënshkrimin e kontratave me klubet jashtë Kenias” perfundon zyrtari Aduda. Tirana tashmë duhet të bëj kujdes pasi klubet shqiptare kanë patur histori të këqija në gjyqet e FIFA-s./ Berati.TV
