Policia ka ndërmarrë një serë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes në “Air Albania”.

 

Zbatimi i tyre ka nisur qe ne oren 15.00 ku eshte bllokuar qarkullimi ne disa akse rrugore. Të bllokuara do të jenë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, “Dervish Hima” pranë ambasadës amerikane, rruga “Ismail Qemali” si dhe akset e tjera që lidhin qendren e Tiranes me stadiumin “Air Albania”.

 

Ndërkohë tifozët do të kontrollohen perpara hyrjes së tyre në stadium për të shmanguar futjen e sendeve të forta, flakadanëve apo banderolave me përmbajtje raciste.

 

Megjithatë, një grup tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave, të fusin në stadium flakadanë, kapsolla dhe lëndë të tjera piroteknike. Policia ka sekuestruar materialet dhe ka bërë thirrje që tifozët t’iu përmbahen rregullave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re