E gjithë politika kosovare, përfshirë dhe shtetin shqiptar të përfaqsuar nga presidenti Meta, ishin në Drenas për të zbuluar shtatoren e dy heronjve simbol të luftës, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

“Liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse kemi të gjithë një rrugë të madhe përpara për t’i dhënë Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit tonë edhe më shumë paqe, edhe më shumë siguri edhe më shumë begati, edhe më shumë rini.Lavdi përjetë për këto dy personalitete të luftës heroike të popullit të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar”, ishte mesazhi i Metës.

Ndërsa presidenti Thaçi, u shpreh se “sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptarë. Në këtë vend, na ka bashkuar lufta, përpjekjet, heroizmi i Xhevës dhe Fehmiut”.

Edhe kryeminstri Haradinaj, vlerësoi nderimin që iu bë kësaj dysheje burrash, duke i përjetësuar në shtatore.

“Kushdo që  ka pasur nderin t’i njohë sado shkurt, e dinë se kush ishin Fehmi e Xhevë Lladrovci. Përulemi me respekt para kësaj vepre kaq të mirë dhe të qëlluar të kultivimit të vlerave të Haradinaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re