Trajneri i skuadrës kuq e zi Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva e cilësojnë Tiranën një qytet shumë të bukur. Duke folur në Podcastin e Kryeministrit Rama, Silvinjo u shpreh se në Tiranë gjendet si në shtëpinë e tij.

 

 

“Si në Brazil. E kam mësuar si jeni ju me miqtë. Nëse je i huaj, je mik, pastaj duhet të hash, të hash mirë dhe unë duhet të bëj gjithçka për ty. Është e jashtëzakonshme. Dukej diçka që mendoje “ndoshta nuk është kështu”, por kështu është. Hahet shumë mirë. Tirana është qytet shumë i bukur. Ne ndihemi shumë mirë këtu. Peshku është i mrekullueshëm, shumë i freskët, por gjëja më e bukur për mua, që u afrohet pak brazilianëve, që u afrohet pak – ne jemi vend i madh, veri, jug – që bëhemi miq shpejt. Ka një empati, një kimi. Të thotë “eja në shtëpi të hash”. Është diçka që u afrohet pak brazilianëve. Pastaj, këtu, e kam parë, e kam jetuar dhe është e vërtetë”, theksoi Silvinjo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re