Në nder të Jubileut të Platintë të Mbretëreshës Elizabet II, kryebashkiaku Erion Veliaj ndezi të martën në mbrëmje “Fenerin Jubilar” në Varrezat e Dëshmorëve.

 

Raporti i veçantë mes Tiranës dhe Londrës u vu në dukje nga Veliaj, i cili kujtoi rastet e shqiptarëve që kanë emigruar drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe sot janë të suksesshëm.

 

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 “Një numër i madh shqiptarësh që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, e kanë krijuar aty historinë e tyre të suksesit. Një pjesë e madhe e vëllezërve e motrave tona nga Kosova gjetën një strehë aty. Raportet mes shteteve, patjetër mund të maten me shkëmbime tregtare, me shkëmbime të mallrave dhe të ekonomisë, por besoj se ka edhe një raport tjetër, që është shkëmbimi shpirtëror që kanë njerëzit dhe popujt.”

 

Ndezja e fenerit shenjon edhe 100 vite miqësi mes dy vendeve dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira shqiptaro-britanike.

 

STUART PEACH

I DERGUARI I MBRETERISE SE BASHKUAR NE BALLKANIN PERENDIMOR

“Kjo traditë, që është e njohur edhe në rajonin tuaj, e ndezjes së një feneri shprese, gjithashtu fener miqësie, është mënyra e duhur për të shenjuar 100 vite miqësie anglo-britano-shqiptare. Ndaj, ju falenderoj që po e mundësoni këtë.”

 

Mbretëresha Elizabet II, sipas Erion Veliajt, gjithmonë ka dëshmuar se e vërteta dhe e drejta triumfojnë gjithmonë, edhe në kohë të vështira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re