Tirana përzgjidhet nje nga 5 finalistet per kryeqytetin europian te rinise per vitin 2022.

Bashkia e Tiranes ka mbështetur gjithmonë aktivitetet per te rinjte dhe ka përkrahur angazhimin e tyre per vullnetarizmin dhe kulturat e punes, duke e kthyer ne prioritet.

Kryebashkiaku i tiranes, Erion Veliaj, ne vitin 2014 krijoi edhe “shërbimin kombëtar te rinise”, i cili mbeshtet përfshirjen e te rinjve ne te gjitha fushat e shoqerise dhe veprimtarive publike. Nderkohe vëmendja e qeverise shqiptare ndaj te rinjve eshte rikthyer si kurre me pare.

Nga dhjetra qyteteve qe aplikuan, krahas Tiranes jane përzgjedhur edhe qyteti i Kazanit ne Rusi, Poznan i Polonise, Varazdin i Kroacise dhe Baia Mare i Rumanise.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re