Sot janë luajtur dy gjysëmfinalet e dyta të Kupës së Shqipërisë duke na zbradhur edhe finalen e këtij sezoni, që do të jetë Tirana – Kukësi.

Tirana dhe Luftëtari pasi e mbyllën pa gola sfidën e parë kanë shënuar plot tetë gola për të vendosur kualifikimin bardheblu me pesë të tillë dhe tre të tjerë për skuadrën mike nga Gjirokastra. Në fushë për Luftëtarin ishin edhe dy futbollist beratas në fushë me Hysenin nga fillimi dhe Oshafin që hyri në minutën e 55’ në fushë duke shënuar edhe një gol. Pjesa e parë është mbyllur në barazim me Dajën që kalon përpara Tiranën dhe Fili që i përgjigjet duke barazuar shifrat. Fraksioni i dytë nis menjëherë me gol kur Kobina kthen në gol penalltinë e fituar nga Halili. Majkëll Ngo trefishon golat për Tiranën që deri në fund plotëson ‘’manitën’’ me dy golat e Sentamus. Ndërsa për gjirokastritët janë beratasi Oshafi dhe sulmuesi Dunga që shënojnë për të kompletuar rezultatin 5-3 që vulos edhe kualifikimin e kryeqytetasve.

Në Korçë, Kukësi që vinte me avantazhin e ndeshjes së parë ia del të fitoj sërish duke kompletuar kualifikimin me një fitore të përgjithshme 5-2. Verilindorët e nisin ndeshjen me një gol të shpejtë të sulmuesit mozambikas Rexhinaldo. Ndërsa në fundin e saj është një autogol i Abazit që shton edhe më shumë qetësinë te kukësianët. Këtë qetësi kërkon të prish Dejvi Bregu me një gol të shpejtë në nisjen e pjesës së dytë. Për të mbyllur ndeshjen edhe kualifikimin e Kukësit vjen edhe goli i tretë për ta me autor Valdet Ramën. Kështu Skënderbeu pas kampionatit ka hequr dorë edhe nga mbrojtja e Kupës së Shqipërisë dhe tani Evropa mund të vij vetëm nga kampionati./Berati.TV

KUPA E SHQIPËRISË – GJYSMËFINALET

E mërkurë, 8 maj 2019, ora 17:00

TIRANA-LUFTËTARI         5-3 (0-0)

Shënues: Daja 21′, Kobina 47′(pen), Ngo 52′, Sentamu 74′, 86′ / Fili 41′, Oshafi 79′, Dunga 90+4′

TIRANA: Abibi, Doka, Turtulli, Imami(Muça 78′), Hoxhallari, Mauexhe, Kobina, Hasani, Greca, Halili(Muçi 77′), Ngo(Sentamu 70′). Trajner: Ardian Mema

LUFTËTARI: Ruçi, Demo, Kukaj(Neziri 56′), Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni(Çelaj 75′), Hanti(Oshafi 55′), Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Kartonë të verdhë: Halili 10′, Greca 30′ / Dunga 40’

SKËNDERBEU-KUKËSI  1-3 (1-2)
Bregu 47′ / Rexhinaldo 19′, Abazi (aut.) 42′, Rama 58′

SKËNDERBEU: Dajsinani, Dita, Radas, Pëllumbi, Abazi, Taipi (Mara 77′), Sibo, Bregu, Oto Xhon (Pervan 13′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

KUKËSI: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Uilliam, Musolli (Limal 59′), Rroca, Rama (Çyrbja 77′), Rexhinaldo, Shkurtaj (Dzaria 73′). Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Sibo 31’ / Rexhinaldo 14’, Rrumbullaku 20’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re