Edhe pse sezoni nuk ka një datë zyrtare se kur do të fillojë skuadrat shqiptare vijojnë përforcimet .

 

Tirana zyrtarizoi  ganezin Richard Danso, një lojtar që kishte kohë që kërkohej nga kryeqytetasit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit nëpërmjet një njoftimi që  prezanton blerjen më të re. Sulmuesi 20-vjeçar firmosi për 4 vite me bardheblutë dhe shihet si një talent premtues për të ardhmen . Pas firmës në kontratë, Danso është vënë menjëherë në shërbimet e teknikut Egbo për stërvitjen e pasdites.

 

Por në kampin bardheblu nuk mungojnë dhe shqetësimet. Elton Kale mësohet se sërish ka probleme. Braziliani ka luajtur prej muajsh me shpatull të nxjerrë dhe siç duket ky problem  i është kthyer në kronik 32-vjeçarit. Siç raportohet e vetmja zgjidhje për t’u rikthyer fushës së blertë është që ai t’i nënshtrohet një operacioni të detyrueshëm.

 

Kryeqytetasit janë optimist se diçka e tillë do realizohet shumë shpejt dhe pas kësaj lojtari  do i bashkohesh sërish skuadrës në janar. Padyshim ky do të ishte lajmi më i mirë për teknikun Egbo, por nga eksperiencat e mëparshme ka rezultuar se kjo ndërhyrje kërkon më shumë muaj të riparohet aq sa braziliani rrezikon dhe sezonin.

 

Gjithsesi, llogaritjet tek kryeqytetasit kanë filluar edhe pse kampionati vijon t’i qëndrojnë besnik vendimit, bojkot deri në plotësimin e 4 kushteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re