Një ditë pas drejtësia kosovare vendosi t’i kthejë lirinë të ashtuquajturit Babale, shtetasit Albert Veliu, drejtësia shqiptare ka dërguar një kërkesë ekstradimi drejt Prishtinës, për personin në fjalë. Në hetimet për dosjen ku ai e kunati janë personazhet kryesore, ballafaqimi i Babales me prokurorët e Krimeve të Rënda konsiderohet kyç në zbardhjen e të vërtetës mbi audio-përgjimin  e famshëm të majit, ku opozita pretendon se vëllai i ministrit Xhafaj flet për afera droge.

Albert Veliu ndodhet në Kosovë që nga qershori, ku ka bërë kërkesë për azil, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Dy ditë më parë ai u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare, por, me mbrojtjen e avokat Tomë Gashit, arriti që të bindë Gjykatën e Prushtinës që ta lirojë e ta kthejë në qendrën e azilantëve.

Nëse Kosova nuk pranon ta ekstradojë, ai, Babalja, mund të provokojë një krizë dhe mes Tiranës e Prishtinës, siç ka futur në një sherr të pazakontë e në një qerthull me elenentë thrilleri, politikën e median në Shqipëri.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re