ISHP ka konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus në vend duke e çuar numrin total të të prekurve në 186.

Qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri, Durrësi dhe Korça ku nmumri i rasteve pozitive rritet nga dita në ditë, ndërsa kryeqyteti duket të jetë kthyer edhe në kryeqytet të koronavirusit me një total prej 107 rastesh.

Hartës së koronavirusit i është shtuar edhe Puka, informacion që cilin abcneës.al e dha që ditën e djeshme, të cilin e konfirmoi sot edhe ISHP.

Deri më tani, janë shënuar tetë të vdekur nga koronavirusi në vend, dy prej të cilëve brenda 24 orëve të fundit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=98nFyXsdsbI?feature=oembed&w=1200&h=675]

Rastet e reja me koronavirusi gjatë 24 orëvë të fundit sipas qyteteve

-5 raste Tirana
-2 raste Puka
-1 rast Korça
-2 raste Fieri
-1 rast Durrësi
-1 rast Shkodër

Raste totale me koronavirusi sipas qyteteve
– Tiranë 107 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 20 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste
– Pukë 2 raste. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re