Tirana dhe qyteti italian i Tarantos nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për bashkëpunim në fushat e sportit dhe rinisë.

 

Veliaj tha se falë projekteve të reja të dy qytetet do kenë çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri, si vende pritëse të eventeve më të mëdha sportive.

 

ERION VELIAJ

 

KREYTAR I BASHKISË TIRANË

 

“Vitin e ardhshëm Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa në vitin 2026 Taranto do të presë “Lojërat Mesdhetare”. Ne patëm një vit të jashtëzakonshëm si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, me shumë aktivitete sportive, kulturore, të muzikës dhe të artit. “

 

Nga ana e tij, kryebashkiaku Rinaldo Meluçi tha se bashkëpunimet e Tiranën vijnë pasi kjo e fundit po njeh një zhvillim të vrullshëm.

 

RINALDO MELUCCI

 

KRYEBASHKIAK I TARANTOS, ITALI

 

“Po investohet shumë për modernizimin, për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për të rinjtë. Jo më kot, donim ta vizitonim pikërisht në fund të këtij viti, kur Tirana është ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’. Jemi të lumtur sepse edhe Taranto po ndjek pak a shumë një rrugëtim të tillë. Është një qytet industrial, që siç e dini ka “plagët” e tij, por që po tenton drejt modernizimit. Do të jetë mikpritës i Lojërave Mesdhetare në 2026.”

 

Sipas kryebashkiakut të Tarantos Tirana ia ka dalë te zhvillohet me sukses, ndaj dhe është një model për t’u ndjekur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re