Në bashkinë më të madhe në vend, në Tiranë kryeson kandidati i PS, Erion Veliaj, i cili nga 30 kuti te numëruara ka marrë 4704 vota ose 57.4 %.
Belind Këlliçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” renditet i dyti me 2594 vota ose 31.6%.
Më pas renditet kandidati i PD, Roland Bejko, i cili ka marrë 388 vota ose 4.7%.
Marko Dajti i Frontit të Majtë ka marrë 103 vota ose 1.3%.
Arlind Qori i Lëvizjes Bashke ka marrë 349 vota ose 4.3%. Ndërsa Lajla Përnaska e PDIU ka marrë 60 vota ose 0.7%.