Me gjasë, Tiranës do i shtohet një atraksion turistik plus. Do jetë pikërisht ky autobus urban, i cili përfundoi në Lanë daljes nga rruga si pasojë e përplasjes me një automjet tjetër të përmasave më të vogla.

Dhe është pikërisht mënyra se si u fiksua pas ndalimit të teposhtës ajo që ka nxitur idenë që mos hiqet por të qëndrojë aty, siç përflitet, si dëshmi e një ndërgjegjësimi nga aksidentet.

Pra do jetë një instalacion, krijuar jo nga fantazia njerëzore por nga rrethanat.

Nëse do jetë kështu, autobusi do përbëjë nga një simbolet e Tiranës në interesin turistik.

Për fat, në këtë aksident nuk pati pasoja të rënda njerëzore. /tesheshi.com/