Të hënën Tirana do të presë mbi 40 delegacioneve të kryetarëve të bashkive të Ballkanit dhe më gjerë, për të vijuar më pas me marrjen për herë të parë presidencës të këtij rrjeti. Kjo shihet si një mundësi e madhe për kryeqytetin shqiptar, për të shpalosur jo vetëm vlerat,  por dhe zhvillimin historik e urbanistik.

Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës Anuela Ristani tregon se fokusi i këtij samiti është zgjerimi i rrjetit “B40” me anëtarësi të reja, si dhe ndërtimi i urave lidhëse mes qyteteve për t’u finalizuar më pas me shumë projekte të përbashkëta.

Tirana është kryeqyteti i tretë pas Stambollit dhe Athinës që merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re