Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton pritet të mbërrijë vetëm disa orë më vonë në Tiranë, ku kanë nisur përgatitjet e ceremonisë për të mirëpritur këtë të fundit.

Ish-presidenti Clinton do të mbërrijë në aeroportin e Rinasi këtë të hënë, ku në zonë ka arritur dhe kryeministri Edi Rama i cili do ta mirëpresë fillimisht këtë të fundit, ndërsa Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan.

3a2d1d8b-d0c6-4c2b-895f-a72ae47eecef6ddec737-1328-4a23-8a77-8538fb9eeafb

Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.

Ndërsa bëhet me dije se Bashkia e Tiranës do të organizojë dhe një koncert në orën 20:00, në titulluar “American Night” tek Amfiteatri në Parkun e Madh të Liqenit Artificial , ku pjesëmarrës do të jenë disa prej artistëve më të mirë, si: Eneda Tarifa, Ardita Meni (soprano), Gerald Murrja (tenor), Erlind Zeraliu (tenor). Pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe Moza Bekteshi Dance Academy.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re