Këtë të shtunë u luajt java e katërt e kampionatit shqipëtar të vajzave.

 

 

Mes ndeshjeve spikati derbi Partizani – Tirana.

 

 

Ndonëse ishin të kuqtë që kaluan në  avantazh në minutën e 10 me anë të Taullaj, skuadra nuk arriti të triumfojë ne fund.

 

 

Vajzat  bardheblu u kundërpërgjigjën menjëherë duke barazuar shifrat në 1 me 1 me anë të Jehona Coka e cila brenda 7 minutave shënoi dhe golin e dytë personal.

 

Në fraksionin e dytë vajzat e kampit të kuq barazuan rezultatin me anë të një goditjeje dënimi, Denada Loci përfitoi nga hapsirat që i lanë kundërshtaret .

 

 

Kur mendohej se gjithcka po përfundonte në barazim, Rexhina Manxhalaku u tregua e vëmendshme dhe shënoi golin e tretë në minutën e 94 për Tiranën.

 

 

Pas përfunditmit të ndeshjes trajneria e bardhebluve tregoi për vizion plus rrugën e ndjekur deri në fitoren e derbit.

 

 

 

AURORA SEFERAJ

TRAJNERE E TIRANËS

 

Jam shumë e lumtur që këtë derbi e fituam ,jemi përgatitur shumë për të marr 3 pikët.

 

 

 

Jehona Coka një nga protagonistet e ndeshjes theksoi objektivin e kipit per këtë sezon.

 

 

JEHONA COKA

FUTBOLLISTE E TIRANES

Derbi është një nga ndeshjet më të bukura dhe ne ia dolëm të fitonim ,jam shumë e lumtur që shënova 2 gola dhe  objektivi i Tiranës është të marr titullin kampion.

 

 

 

Nga kampi i partizanit trajneri u shpreh I kënaqur për performancën e vajzave, duke thënë se ekipit i mungonte vetem fati

 

 

ENRI KEMBAÇI

TRAJNER I PARTIZANIT

Nuk kam ctë them jam shumë i kënaqur me lojën e vajzave dhe përvec fatit nuk na mungojë asgjë tjetër,goli në minutat e fundit na ndëshkoi.

 

 

Vajzat bardheblu vinin në këtë sfidë pas një fitoreje shumë të rëndësishme në transfretën fierake, ndërsa ekipi i partizanit mori një fitore në Korcë .

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re