Tomori humbet edhe ndeshjen e tretë në këtë sezon kundra Tiranës në ndeshjen e parë që beratasit zhvilluan për fazën e tretë. Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi’’ ishte pa praninë e publikut për shkak të dënimit të tifozëve bardheblu.
Ndeshja nis e barabartë dhe për 30 minutat e para Tirana ka një avantazh të lehtë në kontrollin e lojës por asnjë rast të rrezikshëm në portën e Kaloshit. Por në krahun tjetër as Tomori nuk jep sinjale serioze në portën e Likës. Ndeshja ndryshon fundin e kësaj pjese me Sentamun që devijon saktë në portë një krosimi të Halilit.
Pjesa e dytë nis ashtu si u mbyll e para me gol për Tiranën por këtë herë goli është shumë për tu diskutuar. Një penallti e fituar nga Halili pas një kontakti inekzistent të Dacit. Një penallti që të gjithëve u ktheu në vëmendje penalltinë e fituar nga Arsenal përballë Milanit në Europa Ligë. Halili kopjoj në mënyrën e duhur Uellbek ndërsa Dacit i ra për pjesë të ishte Rodriguez. Ndërkohë gjyqtari Dyrmishaj zbatoj në mënyrën e njëjtë si kolegu i tij suedez i asaj ndeshjeje dhënien e penalltisë.
Pas protestave të beratasve penalltia goditet saktësisht nga sulmuesi Ngo duke kaluar Tiranën në avantazh të dyfishtë. Ndërsa në rastin më të mirë të Tomorit portiere Lika pëson një dëmtim dhe lë fushën para kohe. Ishte Kopaçi që kërkoi të ribënte golin e ndeshjes së fazës së dytë përballë Tiranës por këtë herë nuk e kalon dot Likën dhe përplasen të dy. Në fund kapiteni i bardhebluve lë fushën e lojës para kohe.
Hyseni shënon në fund golin e nderit për Tomorit kur me kokë nga brenda pas një asisti të Kopaçit mund Abibin që zëvendësoj Likën në portë.
Tirana 2-1 Tomori
Shënues: Sentamu 44′, Ngoo 48′ / Hyseni 85′
Tirana: Lika, Hoxhallari, Bishaj, Cake, Kërçiku, Daja, Maveje, Karabeci, Sentamu, Greca, Ngoo. Trajner: Ze Maria
Tomori: Kaloshi, Daci, Paja, Bitri, Caco, Mitraj, Kopaçi, Sharavolli, Mersini, Hyseni, Gjonaj. Trajner: Gersi Arbri


