Duke marrë shkas nga situata e krijuar në vendin tonë, ku Tirana dhe Durrësi, nga sot deri të dielën ndodhen në shtetrrethim, Ambasada gjermane ka mbyllur aplikim për viza.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ambasada ka bërë me dije se ky shërbim do të nisë të hënën nëse nuk ka një urdhër të dytë për të qëndruar sërish në ‘shtetrrethim’.
NJOFTIMI I AMBASADËS
Për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, ditën e premte, më 13.03.2020, sektori i vizave do të jetë i mbyllur. Duke filluar nga e hëna, më 16.03.2020, në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj.
Përgjithësisht për hyrjen në sektorin e vizave duhet patur parasysh: Nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19 Ambasada sjell qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë krejt të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri.
Aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit (temperaturë e lartë, kollë) apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë Ambasadën përmes email-it [email protected] në mënyrë që takimi të mund të shtyhet.