Disa zona në Tiranë do të mbeten nesër pa energji elektrike, për disa orë, si pasojë e punimeve në rrjet.

OSHEE bën me dije se ndërprerja e energjisë elektrike do të jetë për shkak të punimeve të planifikuara në një nga kabinat e NST Rajonal.

Pa energji elektrike do të mbesin, nga ora 09:00-10:00, pjesërisht rruga “Pandi Dardha”, rruga “Tahir Sinani” prapa shkollës “Ahmet Gashi”.

Po ashtu, nga ora 12:00-13:00, energjia do të shkëputet edhe në rrugën “Pandi Dardha”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 2 korrik

Për shkak të punimeve të planifikuara në një nga kabinat e NST Rajonal, në datën 2 korrik do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

09:00-10:00

Pjesërisht rruga “Pandi Dardha”, rruga “Tahir Sinani” prapa shkollës “Ahmet Gashi”

12:00-13:00

rruga “Pandi Dardha”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re