Klubi i Futbollit të Tiranës u shpall kampione e Superligës Shqiptare, dy javë përpara përfundimit të kampionatit. Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ceremonia e ngritjes së trofeut.

Titullin kampion të 25-të bardheblutë e festojnë në një situatë të pazakontë, ku pandemia e Covid-19 e ka bërë të pamundur pjesëmarrjen e tifozëve të shumtë në ambientet e stadiumit për të festuar këtë triumf të shumëpritur nga ana e tyre.

Presidenti i vendit Ilir Meta, i ka dorëzuar trofeun  kapitenit të Tiranës Gentian Muça, kjo ka shënuar dhe nisjen e festës të ekipit dhe stafit bardheblu siç shihet dhe nga videot e siguruara nga Faxweb.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re