Kryebashkiaku Erion Veliaj pas fitores në zgjedhje ka reaguar në lidhje humbjen e opozitës në Tiranë, ku në një intervistë për ‘News24’ tha se kryeqyteti i dha një mesazh shumë të fortë kësaj të fundit.

Veliaj

Veliaj tha se qytetarët kanë mirëkuptuar se Tiranë duhet të ecë përpara dhe se opozita nuk mund ta bllokojë këtë të fundit, por duhet të shtrijë dorën e bashkëpunimit.

“Një mesazh që ne duhet të vijojmë të punojmë e të mos tërhiqemi pavarësisht debateve, bllokimeve, jo po mos ma prek Astirin, mos ma prek teatrin. Tirana qartazi do që të prekim plagët e t’i shërojmë ato, të prekim vendet e painvestuara e të investojmë. Tirana na dha një mesazh shumë të fortë tek Astiri. Kemi fituar Astirin, mbi mesataren e Tiranës. Na dha një mesazh shumë të fortë në Kombinat, në zonën ku kandidonte edhe si deputet kundërshtari ynë. Kombinati, ne kemi fituar mbi 60%. Kjo do të thotë që Kombinati ka mirëkuptuar ata që ose vonesat tona, ka gjykuar për keq ata që na bllokuan në punimet në Kombinat dhe na ka dhënë më shuam besim që unë e kthej në një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Ne kemi pasur një rezultat spektakolar tek zona e 5 Majit aty ku pretendohej se prej prishjeve e urbanizimit do kishte shumë pakënaqësi. Qartazi njerëzit, asnjërit nuk i vjen mirë kur prishet shtëpia qoftë edhe pa leje dhe e palegalizuar në Breg të Lumit, por kanë mirëkuptuar që qyteti duhet të ecë përpara dhe nuk mund ta bllokojmë qytetin.

Besoj që PD-së dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Tirana gjithashtu i dha, siç na dha ne një mesazh për të vijuar përpara, u dha edhe atyre një mesazh. Tirana më shumë se sa gishtin e mesit, do t’i japësh dorën e t’i hapësh krahët, ta përqafosh e të ecësh përpara. Dora e bashkëpunimit, kam përshtypjen ishte më e rëndësishme se sa gishti i mesit të Tiranës. Tirana gjithashtu i tregoi PD, ose koalicionit Bashkë Fitojmë që Tirana nuk është gati dhe s’ka qenë kurrë gati e s’do jetë kurrë gati të bëjë luftë me Amerikën”, tha ai.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re