Tirana nuk ka pasur shumë fat në shortin për fazën play off të Uefa Europa League.

Bardheblutë do të luajnë ndeshjen e vetme dhe decisive që të con në grupet e këtij kompeticioni,  kundër kampiones së zvicres Young Boys.

Zviceranët dhe Dinamo Zagreb ishin kokë grupi dhe bardheblutë peshkuan pikërisht një nga skuadrat më të forta.

Ndeshja do të luhet me 1 tetor në Bernë të Zvicrës dhe është historike për Tiranën e cila ka mundësi të realizojë një ëndërr të madhe nëse në një sfide të vetme ia del kundër Young Boys.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re