Akademiku Artan Fuga e ka ndjekur me shqetësim, ndeshjen e djeshme Tirana-Partizani, që entuziazmoi gjysmën e tifozëve dhe hidhëroi palën tjetër.

Pa e thënë hapur, Fuga që ka ngritur gjithë kë ditë shqetësimin e përhapjes së koronavirusit dhe nevojën e mbylljes së shkollave, qoftë edhe përkohësisht, gjykon se të humburit qenë tifozët dhe nëse askush nuk dëgjon këtë thirrje, durim humbur ai shprehet: “Në esfel!”.

Postimi:

“Tirana mundi dje Partizanin 5 me 1! Disa u gëzuan dhe disa u mërzitën nga rezultati. Disa u kapën me arbitrat duke i sharë me libër shtëpie!

Disa fajin e gjetën te industria e futbollit që mendojnë se është kthyer në pikën kur nuk ndjek basti golin, por goli bastin. Disa u kënaqën me spektaklin!

Unë për veten time uluras: Eshtë gabim i madh që ndeshja u bë! Ata që u mundën në të vërtetë ishin tifozat, por ata nuk e kuptojnë, dhe ne që e pamë ndeshjen në televizion!

Ndonjë ditë do të pendohemi, nuk e uroj! Por do të jetë shumë vonë, shumë!

huuuuuumë! Nuk rrimë dot ca javë si njerëz të përgjegjshëm? Nuk doni të dëgjoni? Në esfel!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re