Skip to content

Tirana “pengon” mbërritjen e përfaqësuesit të BE-së në Prishtinë

150 pasagjerë, përfshirë përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajčák, janë bllokuar në Zyrih, zyrtari europian do të udhëtonte drejt Prishtinës, tranzit përmes Tiranës, me një avion që do të nisej nga Zyrihu i Zvicrës.

Por fluturimi nuk u krye pasi aeroporti i Rinasit nuk autorizoi uljen e avionit nga Zvicra, të planifikuar për orën 13:40. Autoritetet shqiptare nuk kishin dhënë leje për fluturimin drejt Rinasit, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje dypalëshe me Zvicrën.

Nuk dihet ende si do të realizohej ky fluturim nga Zvicra drejt Rinasit, duke mos pasur marrëveshje të rakorduar mes dy vendeve. Edhe aeroporti ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë nesër është i bllokuar për fluturimet, për shkak të pandemisë së Covid 19.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák pritej të vizitonte Kosovën ditën e sotme dhe të qëndronte deri më 18 qershor.

Lajçak planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut, të lehtësuar dhe Bashkimi i Evropian.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Lajçak është i mirëseardhur nëse e kupton që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do ta pres në takim për t’i paraqitur qëndrimin e qeverisë rreth çështjes së dialogut.

Në Kosovë, Ambasadori Lajčák do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.(M.H/Faxweb.al)

/faxweb