Subscribe

Tirana po bën përgatitjet e fundit për edicionin e shtatë të Maratonës.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit me organizatorët e Maratonës, njoftoi se më 22 tetor do të ketë bllokim të disa rrugëve dhe devijim të linjave urbane në kryeqytet.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Kërkoj mirëkuptim nga qytetarët. Në ditët në vijim do bëhet me dije për cilat linja bëhet fjalë dhe sa do zgjasë bllokimi dhe devijimi.”

 

Për tre vendet e para të garës së vrapimit në Tiranë do të ndahen edhe çmime.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Vendi i parë do të marrë 5 mijë euro, vendi i dytë 3 mijë euro dhe vendi i tretë 2 mijë euro, njësoj si për femra, edhe për meshkuj. Kjo është një nga arsyet pse tërheqim shumë ekipe, që vijnë nga vende të ndryshme, që janë profesionistë dhe synojnë të marrim premion ose të thyejnë rekordet e tyre personale ose kombëtare. Një ditë përpara do të realizojmë garën ‘Fun Run’, një garë për të gjithë.”

 

Pjesë e Maratonësm, që sipas Veliajt i rrit vlerën qytetit, pritet të bëhen edhe rreth 3000 vrapues nga 43 vende të ndryshme të botës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re