Tirana këtë të premte u zgjua si asnjëherë me parë. Qytetarët dhe makinat në rrugë ishin të pakta, ndërsa shumica e bizneseve të mbyllura.
Kryeqyteti me aq shumë gjallëri dhe zhurmë çdo ditë, këtë të premte i ngjante një qyteti “shkretëtirë”. Kishte edhe nga ata që nxitonin në këmbë për të mbërritur në punë, por edhe të moshuar që lëviznin pa problem.
Një pjesë e qytetarëve ishin të pajisur me maska, ndërsa një pjesë tjetër dukej moskokëçarëse. Vende-vende ishin ngritur postoblloqe policie për të kontrolluar ata që thyenin rregullin për të mos qarkulluar me makinë.