Një shpërthim I fuqishëm tronditi Tiranën rreth orës 10:00 të kësaj të mërkurë.

 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, kur një makine është përfshirë nga flaket pas një shpërthimi të fortë që u dëgjua në një perimeter të gjërë.

 

Fatmirësisht  nuk pati asnje person të lënduar, pasi mjeti ishte parkuar.

 

Policia e Tiranës bëri me dije se mjeti tip Volkswagen që mori flakë është në pronësi te një shtetasi, emri i te cilit nuk eshte bere I ditur.

 

Sipas uniformave blu nga flakët pësoi dëmtime edhe një automjet tjeter tip Ford, i cili ndodhej I parkuar pranë volskvagenit.

 

Policia sqaroi se shkaku i zjarreve nuk dihet ende, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re