Nga salla e Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se ekipi kampion i Tiranës do të shpërblehet edhe nga ana e bashkisë. Përfitues nga fondi i akorduar nga Bashkia e Tiranës nuk do të jenë vetëm 11 lojtarët që  zbresin në fushë, por i gjithë ekipi i Tiranës, të cilët i bënë kryeqytetit dhuratën më të bukur në këtë 100-vjetor të themelimit të klubit, por edhe të shpalljes kryeqytet.

“Ky shpërblim do të shkojë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për ata 11 që zbresin në fushë. Pavarësisht se është një ekip kryesor që del në fushë, ky është vendimi i parë me një urim të përzemërt për Tiranën. E di që shumë veta thoshin dje pse s’ka bërë urim Lali Eri si ca politikanë të tjerë, por politikanët e tjerë ndoshta fjalët i kanë të tepërta, kur flasim ne të bashkisë, urimet nuk bëhen me duart bosh, por me duart plot, teksa bëmë edhe një analizë me klubin se çfarë do të ishte një shpërblim i arsyeshëm”, theksoi Veliaj.

Kujtojmë se klubi i Futbollit të Tiranës u shpall kampione e Superligës Shqiptare të dielën e kaluar. Kur duhen edhe dy javë nga  përfundimit i  kampionatit të futbollit, matematika e lejon që bardheblutë të festojnë fitren e kampionatit.

Me humbjen e Kukësit në Shkodër, ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0, Tirana ka siguruar titullin e saj të 25-të.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re