Tirana vijon te mbetet zonë e kuqe sipas autoriteteve  megjithatë këtë të shtunë në kryeqytet fëmijë, të rinj, të rritur e të moshuar janë bërë bashkë për të shëtitur nën temperaturat e larta.

Shumë policë vijojnë të shpërndarë në të gjithë kryeqytetin për të këshilluar qytetarët të qëndrojnë në banesat e tyre jashtë orareve. Po ashtu janë të shumtë ata të cilët këshillojnë qytetarët të mos qëndrojnë të grumbulluar më shumë se 4 apo 5 persona.

Ndërkohë, vetë Rama gjatë paradites ka publikur një video, në të cilën falenderonte të moshuarit që që respektojnë orarin, edhe pse këtë fundjavë thuajse ka ndodhur krejt ndryshe.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re