Një 34-vjeçare me inicialet R.Dh, ka mbetur e plāgosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se këmbësorja është përplasur nga një automjet që drejtohej nga i riu 24-vjeçar me inicialet R.Ç.

Aktualisht 34-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:40, në rrugën “ 5 Maji”, mjeti me drejtues R.Ç., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re