40 familje në Sauk janë në rrezikun e shembjes së banesave të tyre për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Prej disa ditësh dhjetëra banorë kanë bërë thirrje për ndihmë pasi shumë shpejt nëse nuk merren masa do të mbeten të pastrehë ose në rastin më të keq viktima për shkak të reshjeve të dendura dhe rrëshqitjes së kodrës ku kanë ngritur shtëpitë e tyre. Gjithashtu ata janë izoluar krejtësisht dhe për shkak të prishjes së rrugës.

Banorët shprehen për Fax News kanë probleme edhe me energjinë elektrike sepse shtyllat e tensionit të lartë janë rrëzuar.

Një nga banorët të pyetur nëse e kanë njoftuar bashkinë dhe a kanë përgjigje për këtë situatë është shprehur se:

“Kemi një javë që kemi njoftuar bashkinë, kryeplaku i zonës ka ardh dhe na ka thënë se presim të pushojnë shirat që të vazhdojmë punën sepse ka rrezik të shemben shtëpiat të gjitha sepse vjen dheu për poshtë. Dy ditë hapi koha dhe thash se po vijnë, filloi shiu dhe vazhdoi e njëjta situatë prapë.”

Banorët përveç rrezikimit të shtëpive nga rrëshqitja e dherave, kanë problem dhe me energjinë elektrike. “Janë shemb shtyllat e tensionit ja gati dy janë shemb shtyllat e tensionit të lartë”.

“Të ishin hap kanalet para tre ditësh kur ishte koha e mirë sdo e kishim pësu kshu”- shprehet një banore tjetër e kësaj zone.

Banorët i bëjnë thirrrje bashkisë që të merret me këtë problem sa më parë sepse po iu rrezikohen banesat e tyre nga rrëshqitja e dherave.

Banorët rrezikohen dhe nga përmbytja, jo vetëm nga shembja e banesave të tyre: “Përmbytje se po u fut uji në shpi normal do shembet dhe shtëpia” thotë një banor tjetër.

Atyre iu është kërkuar dhe që për momentin të strehohen tek të afërmit e tyre deri në zgjidhjen e situatës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re