Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, ku një automjet me drejtues shtetasin E. S., 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifilimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re