Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mesditën e kësaj të marte në tiranë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën Hoxha Tahsin ,kur 63- vjecari Xheladin Shkoza u përplas nga një makinë.
 
Sipas policisë, e cila mbërriti në vendngjarje i moshuari lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga nje makine tip Seat. Blutë shoqëruan drejtuesin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit u bë parakalimi i gabuar i makinës ,i cila u përplas dhe me pemët dekorative të rrugës.
 
Ne nje tjetër aksident te ndodhur pranë zonës se njohur si parku i autobusëve, mbeti i plagosur nje i moshuar. Ai u dërgua ne spital, ndërsa sipas policisë, po kalonte rrugën kur u perplas nga nje makine tip Volsvagen.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re