Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë.
 
Ngjarja u regjistrua në zonën e njohur si Brryli kur një 60 vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë u përplas për vdekje nga një autobot.
 
Policia e cila mbërriti në vendngjarje, tha se shkak u bë prerja e rrugës nga 60 vjecari ende i paidentifikuar. Sipas bluve, në momentin e hapjes së semaforit për kalimin e makinës, viktima i doli përpara me biçikletë,  ndërsa përplasja ishte fatale.
 
Për këtë policia shoqëroi drejtuesin e makinës së tonazhit të rëndë një 44 vjeçar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re