13 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht pasi janë kapur nga policia rrugore të dehur në timon ose pa leje drejtimi.

 

Gjatë aksioneve të zhvilluara këtë javë, u pezulluan 78 leje drejtimi për konsumim alkooli, tejkalim të normave të shpejtësisë si dhe për shkelje të tjera të kodit rrugor.

 

Policia nënvizon se këtë javë i është kushtuar vëmendje edhe respektimit të tabelës ‘stop’. Por ka rezultuar se shumë drejtues mjetesh nuk e zbatojnë atë.

 

Në këto kushte, në këtë shkelje janë vendosur 109 gjoba.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re