Një grup personash që kryenin vjedhje banesash dhe automjetesh, u arrestua nga policia. në pranga janë vënë katër të rinj, të cilët vepronin kryesisht në zonën e astirit dhe në disa lagje të tjera të kryeqytetit.

 

Leonard Zuna, Mirjon Muslia, Elsaed Maqinaj dhe Izmir Xhauri, akuzohen për disa vjedhje. Ndërsa në kërkim është shpallur edhe një 31-vjeçar, bashkëpunëtor i tyre. Pjesë e grupit ishte dhe një i mitur 17 vjeç, që është lënë i lirë për shkak të moshës.

 

Policia po kryen hetime për të zbuluar edhe sendet apo automjetet e grabitura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re