Policia e Tiranës arrestoi sërish Gjergj Cukalin, person me precedentë penale, pasi ai kishte thyer masën e arrestit shtëpiak. Cukali u kap bashke me dy shoke te tij ne Tiranë dhe tashme rrezikon edhe dënimin me burg deri ne 4 vjet. Në vitin 2016, Gjykata e Lartë kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gjergj Cukalin, qe dyshohet se drejtonte një grup kriminal te trafikut te heroinës dhe kokainës ne qendër të kryeqytetit.
Gjergj Cukali u kap gjatë një operacioni të gjerë të antidrogës, ku në pranga ranë dhe 15 persona të tjerë, pjesë e shpërndarësve të drogës. Ata përfitonin rreth 50 mijë euro në muaj nga trafiku.
