Mbrëmjen e sotme, në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në banesë, një 74 vjeçar ka goditur me mjet prerës djalin e tij, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Shkaku i vrasjes, dyshohet se kanë qenë ngacmimet që i biri bënte ndaj babait duke e tallur, derisa ky i fundit e vrau me thikë.
TIRANË – Mbrëmjen e sotme, në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në banesë, shtetasi Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shkaku i vrasjes siç bëhet me dije nga mediat , i biri e tallte të atin e tij. Ky i fundit pas ngacmimeve e ka vrarë tyë birin me thikë. Në polici i moshuari ka pranuar se ka vrarë të birin, ndërsa dyshohet se në momentin e vrasjes të dy kanë qenë të dehur.
Njoftimi i policisë:
‘Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.’, njofton policia.
