Një tjetër aksident i rëndë  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Një mjet tip “Range Rover” ka rënë në një humnerë  dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas dhe është lënduar një tjetër.

LEXO EDHE: E “premtja e zezë”/ Dhjetë të vdekur në pak orë në Shqipëri, mes tyre babai me dy fëmijët

Kujtojmë që dita e sotme ka qenë një nga më të zezat e vendit tonë me plot 10 viktima.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi, 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Si pasojë shtetasi  33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re