Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona për vepra  të ndryshme penale.

31-vjeçari, banues në Paskuqan është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa një 54-vjeçar ka rënë në pranga pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, janë konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçar dhe më pas i kanë marrë me forcë atij varësen që mbante në qafë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin 31 vjeçar, banues në Paskuqan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 54 vjeçar, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifkuar, janë konfliktuar fizikisht me shtetasi 25 vjeç, dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, varësen që mbante në qafë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re