Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, atje ku një person ka qëlluar nënën e tij.

Autoritetet raportuan se shtetasi me inicialet A.Ll ka goditur nënën me thikë, duke e lënë të plagosur. Gruaja është shtruar në spital dhe siç njofton policia, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori, banues në Burrel, është shpallur në kërkim. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re