Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në zonën e Kamzës në Tiranë, ku ka humbur jetën një elektriçist, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i lënduar.

Dy personat, që dyshohet se janë punonjës të një kompanie interneti, dhe ishin duke punuar në zonën e Laknasit në Tiranë, teksa kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Pas kësaj mjeti që po i transportonte ata në drejtim të spitalit, ka përplasur një person me biçikletë, gjendja e të cilit nuk dihet ende. Njëri nga punonjësit ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa tjetri po merr mjekim te Trauma.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re